Celebrities Gossip Showbiz

I dehur i bërtiti dhe e ofendoi, ish-futbollisti i njohur pajtohet me të dashurën!

Futbollisti Andy Carroll ka zbuluar se është rikthyer me të dashurën e tij, grimieren e njohur Lou Teasdale, pas një ndarje të shkurtër që pasoi një sërë konfliktesh mes tyre. Fillimisht u raportua se Andy e kishte lënë Lou sepse ishte lodhur nga sjellja e saj, por burime pranë çiftit zbuluan për Daily Mail se në të vërtetë ka qenë Lou ajo që i dha fund lidhjes.

Carroll tani është zotuar se do të reduktojë konsumimin e alkoolit për të shpëtuar marrëdhënien. “E dua Lou dhe familjen e saj. Si çdo çift, edhe ne kemi pasur grindje. Disa prej tyre lidhen me alkoolin, pasi Lou ka 14 vite që nuk pi, ndërsa unë jam mësuar të konsumoj një gotë verë ose birrë gjatë darkës dhe një pije pas ndeshjes. Nuk është problem për mua të ndalem. Ne jemi më mirë bashkë dhe po përpiqemi të kapërcejmë vështirësitë tona”-u shpreh Andy.

Një burim tha se pas ndarjes Lou ishte shumë e tronditur, ndërsa Andy e kishte bllokuar në rrjetet sociale dhe kishte fshirë fotografitë e përbashkëta. Megjithatë, futbollisti fluturoi në Ibiza vetëm për ta gjetur atë, me dëshirën për t’u pajtuar.