Showbiz

I frikësuar nga Koronavirusi, ja mënyra e çuditshme se si po mbrohet Messi

Ai mund të jetë një yll futbolli që nuk i dridhet qerpiku kur shfaqet në fushë megjithatë Leo Messi është po aq i frikësuar nga Koronavirusi sa të gjithë ne.

Sipas gazetës “AS” ylli argjentinas ka marrë një dhuratë speciale nga një kompani dyshekësh që e mbron më së miri nga Covid-19. Sportistit të famshëm i është bërë dhuratë një dyshek që është në gjendje të eleminojë Koronavirusin deri në 99.84%.

Sistemi përdor nanopartikuj të aplikuar në inde, duke eleminuar kështu virusin dhe duke siguruar një pushim të mirë për Messin. Madje nëse je i infektuar, dysheku është në gjendje që të shkatërrojë mbetjet e Covid-19 që bien mbi të, në vetëm 4 orë.