Festat e fundvitit janë një kohë magjike! Në periudhën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri duhet të jemi të lumtur, të argëtohemi, të jemi me miqtë, të shkojmë diku ku të kalojmë këndshëm dhe të dokumentojmë të gjithë lumturinë tonë me foto dhe video, të cilat padyshim, duhet t’i postojmë në mediat sociale.
Shumë prej nesh zgjedhin që festat t’i kalojmë në destinacione të ndryshme, qoftë brenda vendit, ashtu dhe jashtë. Qoftë në vende me dëborë, apo shumë të tjerë edhe në vende të nxehta tropikale. Top Albania Radio mendon për të gjithë, duke ju sugjeruar planet perfekte gjatë këtyre ditëve festive. Dea Vieri, së bashku me të ftuarit e saj, ju vijnë në ndihmë në “Magjia e Festave”. Nga e hëna në të premte, ora 13:00!
E ftuar sot në “Magjia e Festave” ishte influencerja e njohur dhe shumë e dashur Keisli Alia. Ajo u shpreh për festat e fundvitit dhe tregoi detaje nga jeta e saj mes rrjeteve sociale dhe familjes e prindërimit. Lidhur me veshjen mbrëmjen e fundvitit ajo u shpreh:
Bëni atë që ndjeni nëse ndjeni për kostum gjumi, vishni atë. Nëse ndjeni një fustan me pupla, guxoni!
Sa i përket dhuratave që bën për festat e fundvitit, Keisli tregon:
Nuk kam planifikuar ende. Bëj shumë dhurata. Djemtë kanë gjërat më të thjeshta. Bashkëshorti im mbaron për gjëra floriri. Unë edhe parfum do kisha çuar, unë e kam bërë, nuk besoj te supersticionet… Unë për pak bëj 5 vite. Nuk jemi ndarë kurrë. Një nga sekretet tona që në fillim ishte të ishin të sinqertë, kjo është një nga gjërat që funksionon.