Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Lezhë, në kuadër të një operacioni policor të koduar “Aksi”. Në pranga ra një 45-vjeçar me iniciale A.I., i akuzuar se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Spanjë, i përfshirë në vjedhje me armë.
Në njoftimin zyrtar sqarohet:
Ai u kap teksa lëvizte me automjet në rrethrrotullimin e Shëngjinit dhe u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Spanjës.
Nga verifikimet e kryera nga Policia, rezultoi se 45-vjeçari drejtonte një automjet tip “Benz” me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.
Sipas autoriteteve, në vitin 2025, gjykata spanjolle i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në kuadër të një grupi kriminal.
Si prova materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me autoritetet spanjolle për përfundimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit A. I.