Dy ndër aktorët më të njohur e të dashur të humorit, Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, vijnë së bashku në një Entertainment Show si asnjëherë tjetër. “Hap Ç’ju” vjen në Top Albania Radio me plot risi dhe humor, me të ftuar në studio njerëz të thjeshtë të përditshmërisë sonë, personazhe jo VIP. Nuk do të mungojnë telefonatat me personazhe të ndryshme nga dy aktorët tanë të humorit. “Hap Ç’ju” sjell aktualitetin, argëtimin, të qeshurat, si dhe gafat nga emisionet e ndryshme në televizion, ashtu siç nuk i keni parë ndonjëherë.
I ftuar këtë javë ka qenë aktori i njohur, Salsano Rrapi në rubrikën “Na plasi VIP-i”. Ai ka treguar më shumë detaje nga jeta e tij, karriera në botën e artit dhe ka treguar gjithashtu edhe disa barcaleta duke qenë se edhe miqtë e tij e cilësojnë si një server që di pafund barcaleta. Teksa ndodheshin në studio ata duhet të zgjidhnin një fjalë, e cila ishte ‘DJ” me të cilën ai do të tregonte një barcaletë që vijon si më poshtë në video…