Një raport i ri thekson tani se sa shumë temperaturat e larta dhe të ulëta e ulin autonominë e makinave elektrike. Një studim i gjerë i Klubit Amerikan të Automobilave (AAA) tregon se i ftohti ekstrem ka një ndikim të madh në performancën e makinave elektrike.
Kur temperatura bie rreth shtatë gradë nën zero, autonomia bie deri në 39 për qind në krahasim me vozitjen në mot të butë pranveror. Kjo ndodh kryesisht sepse proceset kimike të baterisë ngadalësohen, ndërsa ngrohja e kabinës kërkon sasi të mëdha energjie.
Edhe nxehtësia e verës ndikon te makinat elektrike, por efekti është dukshëm më i vogël. Në 35 gradë Celsius, autonomia ulet vetëm rreth 8.5 për qind, kryesisht për shkak të konsumit të energjisë nga klima e veturës.
Studimi tregon se humbja kimike e baterisë në të ftohtë përbën vetëm rreth 10–12 për qind të humbjes së autonomisë. Pjesa tjetër vjen kryesisht nga konsumi i energjisë për ngrohjen e kabinës. Makinat e pajisura me pompë termike funksionojnë dukshëm më mirë. Pompa termike mund të sigurojë 2–3 kW nxehtësi për çdo 1 kW energji të përdorur.
Në praktikë, kjo do të thotë se makinat elektrike me pompë termike zakonisht arrijnë 10–20 për qind autonomi më të madhe gjatë muajve të dimrit krahasuar me ato pa këtë sistem.
Prodhuesit kinezë të makinave elektrike po përshpejtojnë zgjerimin global dhe inovacionin teknologjik, duke synuar të dominojnë industrinë automobilistike të shekullit të 21-të, ndërsa rritja e çmimeve të naftës dhe tensionet gjeopolitike po i japin shtysë kërkesës për alternativa elektrike.
Në panairin më të madh të makinave në botë në Pekin, kompanitë kineze prezantuan modele të avancuara me teknologji të lartë dhe çmime konkurruese, duke ofruar funksione si drejtim inteligjent, sisteme argëtimi dhe komoditete luksoze edhe në automjete të përballueshme.