Celebrities

“I uroj të martohet me Gjestin, por…”/ Xum Allushi për Eglin: Nuk besoj te ndjenjat, e ka për lojë…

Xum Allushi rrëfeu për herë të parë përballjen me sëmundjen e nënës. Stuhitë e jetës së ish-banorit të “Big Brother VIP” dhe komenti për banorët, çfarë ndjen vërtet për Eglin?! Ish-banori i tha të gjitha në “S’e Luan Topi”. Si e përshkruan ai partneren ideale?

Nëse më do prindërit, mua më ka dashur 100 herë.

A është lënduar Xumi nga dashuria?

Jam lënduar, por i marr si mësime.

Lidhur me Eglin, ai u shpreh:

Nuk jam bërë pishman fare. Nuk jam lënduar se nuk kam rënë në dashuri me të. Kisha shkëndijën, e pëlqeja si vajzë, m’u krijua një ndjenjë, por s’ishte risk. Më shpirt ia uroj të martohen me Gjestin, por ajo është lojë. Nuk besoj te ndjenjat e saj, fare 0. Dallohet që është për lojë…

Xumi në lot rrëfeu sfidat e familjes së tij, duke u shprehur:

Në vitin 2021, ishte një nga kolpot më madhore në jetën time. E kemi pasur në gen, gjyshja ime ka vuajtur. E kapëm në kohë rekord, operuam mamin. E zbuluam rastësisht, mua nuk donin të ma tregonin. Kam një debulesë të madhe për të. E kam kaluar, më ka dobësuar, por më tregoi çfarë është forca për të përballuar stuhitë e jetës. Kur ma tha, m’u shemb bota. Nuk e kisha imagjinuar që do të vinte ky moment.