Iker Casillas, legjenda e Real Madridit, u përfshi në një skandal pas një fotografie që doli nga një hotel në Barcelonë, ku ai ishte shoqëruar nga ish-pornostarja dhe ylli i “OnlyFans”, Claudia Beval. Pas aludimeve për një lidhje mes tyre, ish-portieri i Real Madrid hodhi poshtë këto spekulime, duke deklaruar se nuk ka asnjë marrëdhënie me Beval.
Megjithatë, Beval reagoi shpejt, duke shprehur zhgënjimin e saj për përgjigjen e Casillas dhe duke shtuar se ai nuk i përgjigjet më mesazheve të saj në WhatsApp.
Ajo tregoi gjithashtu se Casillas vazhdon të pëlqejë postimet e saj në Instagram, duke krijuar një kontradiktë të dukshme mes veprimeve dhe fjalëve të tij.
Në një intervistë të dhënë për programin spanjoll “De Viernes” të Telecinco, Beval rrëfeu se marrëdhënia e saj me Casillas nisi fillimisht si një miqësi dhe më pas kaloi në një lidhje më intime. Ajo zbuloi se ata kishin një marrëdhënie të hapur për një periudhë, përpara se të vendosnin ta mbajnë të fshehtë këtë lidhje.
Beval shtoi se Casillas e dinte mirë se çfarë qëndron pas atyre fotografive dhe ndjeu se ishte lënë pas dore nga ai.
Më tej, ajo rrëfeu një bisedë intime me Casillas, ku ai i kishte thënë se dëshironte të kishte më shumë fëmijë, pasi fëmijët e tij me ish-gruan Sara Carbonero të rriteshin. Ai e pyeti nëse ajo do të dëshironte të bëhej nënë e tyre, por Claudia shpjegoi se, për shkak të karrierës së saj, nuk e shihte si mundësi.
Ai më pyeti nëse doja të bëhesha nënë e fëmijëve të tij. I thashë se për shkak të punës sime ndoshta nuk doja të isha dhe ai u shpreh se ideja e tij ishte që, kur fëmijët e tij ishin 15 ose 16 vjeç, ai donte të bëhej sërish baba
Beval nuk ngurroi të komentonte edhe për jetën intime me Casillas, duke thënë se ai ishte më i mirë në futboll sesa në krevat.
Nëse më pyesni se si ishte Iker si dashnor, do të thosha se ishte më i mirë në futboll se në krevat
Ajo përfundoi intervistën duke i drejtuar një mesazh të qartë për ish-portierin, duke shprehur moskuptimin për faktin që ai nuk iu përgjigj mesazhit të saj të fundit, ndërsa vazhdon të pëlqejë postimet e saj online.