Mbrëmjen e djeshme si gjithmonë spektakli i “Big Brother Vip” dhuroi emocione të forta. Momenti më kyç ishte kur Beniada u shpall finalistja e dytë e këtij edicioni teksa ishte në një televotim me Monikën. Praktikisht dy finalistët e shpallur janë Iliri dhe Beniada. Për 4 konkurrentët e tjerë, Donaldi, Arjola, Einxhel dhe Monika u hap një televotim për të shpallur dy finalistët e tjerë të cilët do të zbulohen Prime-n e ardhshëm, pra mbrëmjen e së premtes.
Ky televotim ngjalli shumë diskutime brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ku më së shumti Einxhel po kërkonte me ngulm që në finale mos të shkojnë 4 por 5 persona duke e lënë çmimin e fituesit në 100.000 euro dhe jo në 115.000 euro. Gjithsesi se çfarë surprizash do të sjell spektakli i ardhshëm në lidhje me televotimin kjo mbetet për t’u parë. Ajo çfarë është diskutuar menjëherë pas mbylljes së spektaklit nga Iliri, Arjola dhe Donaldi ka qenë pikërisht Monika. Arjola është shprehur duke thënë se:
Monika është shumë krenare.
Më pas Iliri vijon duke thënë:
Monika do të donte më shumë të hynte në finale për prestigj në rradhë të parë dhe sigurisht për atë që kemi diskutuar, sa i përket anës ekonomike në rradhë të dytë sesa thjesht të merrte nga një fitues një 10-tshe se kështu në këtë mënyrë e quan të fituar gjënë.
https://www.instagram.com/p/CZwLBX5FOhO/