Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me postimin e kryeministrit Edi Rama mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen anti-kushtetuese të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Belinda Balluku.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se me postimin për mos emergjencë në trajtimin e çështjes së imunitetit dhe mundësinë e ndryshimeve në legjislacion, Rama tregon se do ta mbrojë Ballukun deri në pikën e fundit.
Berisha i bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen masivisht protestës së thirrur nga opozita ditën e nesërme, në kryeqytet.
Berisha theksoi se qëllimi i kryeministrit Rama, nuk janë interesat e qytetarëve, por vetëm të mbrojë vjedhjet e veta dhe të “lubi” Ballukut.
“Kancelarja Angela Merkel dërgoi këtu drejtorin e përgjithshëm të policisë gjermane, dhe ai bëri një raport të shkëlqyer. Erdhi, problemi i statusit kandidat, e njëjta gjë. Ne nuk kërkonim lëmoshë dhe morën statusin kandidat që e bllokoi Rama me disa ligje. Procesi i integrimit ka synimit t’i bëjë shqiptarët, më të lirë më të sigurt. Integrimi është synim kryesor po i bazuar në mëritë dhe jo në suksese imagjinare. Shqipëria sot është vend i dhunimit masiv të të drejtave të njeriut. Kush i mbushi burgjet? Burgjet i mbushi politika… Në këtë udhëtim ai do të shkelmojë në Bruksel interesat e çdo shqiptari dhe do mbrojë interesat e veta dhe “lubi” Ballukut. Pezullim ministrash, siç ua kam faktuar këtu me emra dhe mbiemra, e data, kanë ndodhur me dhjetëra raste. Rama po mbron veten e tij dhe po ndëshkon Shqipërinë. Nesër është dita e qytetarëve, i ftoj nga mbarë Shqipëria në Tiranë. Me kryengritjen paqësore t’i faktojmë Europës dhe Botës se ne nuk mposhtemi kurrë nga një grusht hajdutësh”, – tha Berisha.