Festivali i 82-të i Filmit në Venecia nisi të mërkurën dhe si çdo vit, tapeti i kuq u mbush me yje të ekranit dhe personalitete të njohura. Një nga daljet që spikati më shumë ishte ajo e influenceres dhe sipërmarrëses lituaneze, Simona Jakstaite, e cila rrëmbeu vëmendjen me stilin e saj të guximshëm.
E veshur me një fustan të zi rrjetë, me pjesën e sipërme transparente dhe pa sytjena poshtë, Jakstaite pozoi me vetëbesim para dhjetëra fotografëve.
Pamja e saj, që theu rregullat tradicionale të modës, u bë menjëherë një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes.

Me mbi 752 mijë ndjekës në Instagram, Simona kishte marrë ftesë për hapjen e festivalit, ku u shfaq krah partnerit të saj, bankierit zviceran me origjinë italiane, Christopher Alea.
Venecia është një qytet që çdo herë të magjeps. Ecja në këtë tapet të kuq është gjithmonë emocionuese, sepse këtu arti përzihet me bukurinë, modën dhe vetë jetën
-u shpreh ajo.
Përveç botës së modës dhe rrjeteve sociale, Jakstaite mban postin e drejtoreshës kreative në grupin financiar ndërkombëtar iSwiss Bank.
Ajo ka studiuar në Bergamo dhe është specializuar në Milano, ndërsa shpesh merr pjesë në evente prestigjioze. Në Javën e Modës në Milano këtë vit, mediat e cilësuan si “mbretëresha e stilit”.