Kryeministri Edi Rama me anë të një video në rrjetet sociale, ka bërë publike programin për investimet publike në vendin tonë në 4 vitet e ardhshme. Rama bën me dije se në periudhën 2025-2029, do të ndërton 700 kilometra rrugë në gjithë Shqipërinë.
Sipas kryeministrit, do të ndërtohen disa akse të rëndësishme në vend, si Bypassi i Elbasanit, Bypassi i Sarandës, apo ‘Rruga e maleve’, në veri të Shqipërisë.
Ja rrugët që do të ndërtohen:
Bypassi i Elbasanit
Rruga e bregut (Dhërmi-Sarandë)
Bypass Sarandë dhe rruga e Ksamilit
Unaza e Çajupit (Gjirokastër-Libohovë-Kardhiq)
Rruga e Vjosës (Ersekë-Përmet-Tepelenë)
Aksi Berat-Skrapar-Gramsh
Rruga e Liqeneve (Rrëshen-Burrel)
Rruga e maleve (Pukë-Vau i Dejës-Fushë Arrëz)