Nga 14 janari 2025, Instagram do të heqë përfundimisht filtrat e bukurisë, duke i dhënë fund përdorimit të efektet që ndryshojnë pamjen e fytyrës, duke përfshirë ato që bëjnë lëkurën të duket pa pikë të metë, sytë më të mëdhenj, qerpikët fals dhe make-up virtual.
Ky vendim vjen pas një njoftimi zyrtar nga kompania Meta, që operon Instagram, e cila ka njoftuar se do të mbyllë plotësisht platformën e mjeteve të palëve të treta, Meta Spark.
Në njoftimin për shtyp, Meta thekson:
Pas një shqyrtimi të thellë, kemi marrë vendimin për të mbyllur platformën Meta Spark për zhvilluesit dhe përmbajtjet e palëve të treta që janë të lidhura me filtrat e bukurisë.
Kjo lëvizje është komentuar nga specialistët si një hap drejt mbrojtjes së shëndetit mendor të të rinjve, duke pasur parasysh ndikimin e mundshëm të filtrave që krijojnë standarde joreale bukurie dhe mund të kontribuojnë në ndjesi të pasigurisë.
Përveç kësaj, ky vendim mund të shohë një rritje të vlerës për profesionistët e bukurisë dhe parukierët, të cilët mund të shfrytëzojnë këtë mundësi për të nxjerrë në pah talentin dhe punën e tyre pa u konkurruar nga imazhe të manipuluara dixhitale.