Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Instagram po teston një aplikacion të ri që quhet Instants. Dhe ideja? Të rikthejë… realitetin. Po, realitetin. Në 2026. Bold move.
Instants të lejon të bësh një foto me një klikim, pa filtra, pa editime, pa “prit pak ta rregulloj dritën”. Fotoja shihet vetëm një herë dhe zhduket brenda 24 orësh. Pra në thelb, është si të dërgosh një foto “live”, pa make-up dixhital. Një koncept që duket si revolucion… por edhe si déjà vu nga BeReal dhe Snapchat.§
Pse ka rëndësi? Sepse Instagram po përpiqet të kthehet tek rrënjët – më pak influencera, më pak “perfect life”, më shumë “jam në shtëpi me pizhame dhe kjo është jeta ime”. Problemi? Ne kemi kaluar vite duke u trajnuar për të mos qenë realë online.
Dhe le të jemi të sinqertë: a jemi gati për këtë? Sepse është shumë ndryshe të postosh një foto perfekte… dhe shumë ndryshe të postosh një foto ku je duke ngrënë bukë me avokado në 1 të mëngjesit.
Nga ana tjetër, shumë njerëz tashmë përdorin “Stories”, që janë praktikisht e njëjta gjë. Pra pyetja është: a na duhet një app tjetër për të bërë diçka që tashmë e bëjmë… apo thjesht po shtojmë një ikonë më shumë në telefon për t’u ndjerë fajtorë që s’e hapim?
Dhe si çdo trend i ri, ka një rrezik klasik: boom i madh për 1 muaj… dhe pastaj zhdukje si dietat që fillojnë të hënën.
Pra a do jetë Instants rikthimi i autenticitetit… apo thjesht një tjetër aplikacion që do e hapim 3 herë dhe do e harrojmë?