Wiz Inteligjenca artificiale që mund të rivalizojë njerëzit në të gjitha segmentet është ende larg, por është vetëm çështje kohe para se të bëhet realitet, tha CEO i DeepMind, Demis Hasabis. Ai mendon se inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI), e cila është më e zgjuar se njerëzit, do të fillojë të shfaqet në pesë ose 10 vitet e ardhshme. “Mendoj se sistemet e sotme janë shumë pasive dhe ka ende shumë që nuk mund të bëjnë, por besoj se në vitet e ardhshme shumë nga ato aftësi do të fillojnë të dalin në pah dhe ne do të shkojmë drejt diçkaje që e quajmë inteligjencë të përgjithshme artificiale”-tha njeriu i parë i kompanisë britanike që merret me inteligjencën artificiale.
Ai e përkufizoi AGI si “një sistem që është në gjendje të shfaqë të gjitha aftësitë e ndërlikuara që njerëzit mund të bëjnë”. “Ne nuk e kemi arritur ende atë nivel, megjithëse këto sisteme janë shumë mbresëlënëse në disa gjëra, por ka të tjera që ata nuk mund t’i bëjnë ende, dhe ne kemi shumë punë kërkimore për të bërë përpara kësaj”-tha Hassabis. Ai nuk është i vetmi që beson se do të duhet pak kohë që të shfaqet AGI.
Vitin e kaluar, CEO i gjigantit të teknologjisë kineze Baidu, Robin Li, tha se e sheh se duhen më shumë se 10 vjet për të arritur inteligjencën e përgjithshme artificiale, duke hedhur poshtë parashikimet optimiste të disa prej kolegëve të tij se një përparim i tillë do të bëhej në një kornizë kohore shumë më të shkurtër.
Ndërkaq, një gazetë italiane pretendon se është e para në botë që publikon një botim tërësisht të prodhuar nga inteligjenca artificiale. Nisma e Il Foglio, një e përditshme liberale konservatore, është pjesë e një eksperimenti gazetaresk 1-mujor që synon të tregojë ndikimin që teknologjia AI ka “në mënyrën tonë të punës dhe ditët tona”, tha redaktori i gazetës, Claudio Cerasa. Il Foglio AI me katër faqe është mbështjellë në botimin e hollë të fletëve të gjera të gazetës dhe është i disponueshëm në stendat e gazetave dhe në internet nga dita e martë.