Art & Kulturë Bota

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivanka Trump ndan 3 librat që po lexon!

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar së fundmi në mediat sociale një foto ku shihen tre libra kushtuar Shqipërisë dhe historisë shqiptare.

Librat që ndau me ndjekësit e saj janë: “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare.

Poshtë fotos, Ivanka shkroi fjalën “Kërkim!”. Në verën e këtij viti, Ivanka Trump postoi një fotoalbum me disa prej momenteve të muajit qershor. Pjesë e fotove ishte edhe vizita në Shqipëri, disa ditë para se të merrte pjesë në “dasmën e shekulllit” në Venecia të Jeff Bezos-it e Lauren Sanchez-it. Me bashkëshortin Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre, Ivanka Trump vizitoi Vlorën më 26 qershor.