Aktualitet

Ivanka Trump rikthehet në Vlorë, vajza e presidentit amerikan sërish në jug të vendit!

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, qëndroi në qytetin e Vlorës, ku sipas informacioneve, kaloi natën në vilat qeveritare. Sot udhëton drejt Dhërmiut, ku ndodhet edhe kryeministri Edi Rama. Rreth orës 11:00 pritet të zhvillohet një takim mes tyre në vilat qeveritare, që do të pasohet nga një drekë e përbashkët.

Ivanka Trump zhvilloi një vizitë në Vlorë edhe 3 muaj më parë, ku u takua me një grup arkitektësh si dhe me kryeministrin. Në fokus, investimet në Shqipëri, kryesisht në bregdet.