Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
iPhone 17 Pro/Pro Max
Apple sapo ka nxjerrë iPhone 17 Pro dhe Pro Max… dhe po, janë super të fuqishëm!
Këta dy iPhone të rinj vijnë me çipin A19 Pro, më i shpejti ndonjëherë në një iPhone, me një sistem ftohjeje me vapor chamber që tingëllon si frigorifer, por brenda telefonit. Dhe bateri që zgjat aq shumë, sidomos tek Pro Max, sa mund ta harrosh karikuesin në shtëpi!
Kamerat? Tre lente 48MP që japin efektin sikur ke tetë kamera në xhep. Dhe për herë të parë – zoom optik 8x në një iPhone. Plus, një kamer e re selfie 18MP që të bën ‘Center Stage’ – pra, nëse s’je në qendër të vëmendjes… e bën vetë iPhone-i.
Ekrani? Deri në 3000 nits ndriçim. Pra, edhe po ta hapësh në mes të Saharasë, përsëri do shohësh story-t që ka postuar shoku yt nga plazhi i Durrësit. Dhe për herë të parë, Ceramic Shield jo vetëm para, por edhe mbrapa – praktikisht një armaturë e plotë.
Ngjyrat janë ‘deep blue’, ‘cosmic orange’ dhe ‘silver’. Po e dëgjuat saktë, nuk ka më iPhone Pro në ngjyrën e zezë. Pra, nëse s’bindesh dot për performancën… ndoshta bindesh për ngjyrat më në modë.
Çmimi? Është shtuar 100$ nga seria 16 Pro. Ose siç e thotë Apple: ‘vetëm sa një laptop i shtrenjtë… por hey, është iPhone!’ Dhe nëse merr versionin me 2TB, mund të të kushtojë mbi 2000 mijë euro telefoni. Çmenduri!
Pra po, ky është iPhone 17 Pro: më i shpejtë, më i fortë, më i ndritshëm dhe… më i shtrenjtë. Apple thotë është për “pro users”. Ne themi… është për ata që duan të ndihen pro, edhe kur bëjnë vetëm selfie me qenin.