Gossip Showbiz

Ish-bashkëshortja e Jonathan Oddi: “Ai ende ka frikë nga Diddy, edhe pse është pas hekurave”

Ish-bashkëshortja e Jonathan Oddi, i cili është përfshirë në skandalin seksual që përfshin reperin e turpëruar Diddy ka folur për herë të parë publikisht. Tonia Troutwine  thotë për TMZ se ish-burri i saj ende ndjen frikë nga Diddy, pavarësisht se ky i fundit ndodhet në paraburgim në Brooklyn, në pritje të gjykimit për trafik seksual, zhvatje dhe krime të tjera federale.

Sipas saj, Oddi – i cili aktualisht ndodhet në burg në Miami-Dade County – ndjehet disi më i sigurt tani që ndodhet larg Diddy-t.

Fakti që është fizikisht i ndarë nga ai, e bën të ndihet më i qetë

-tha Tonia, duke theksuar se megjithatë, frika për hakmarrje mbetet.

Tonia pretendon se gjithçka nisi kur Jonathan u përfshi në atë që ajo e përshkruan si “freak-off” me Diddy dhe ish-të dashurën e tij, Cassie.

Para gjithë kësaj, Jonathan ishte energjik, zgjohej herët, ushqehej shëndetshëm dhe nuk përdorte alkool apo drogë. Por gjithçka që ndodhi me Diddy-n, e shkatërroi.

Deklaratat e saj lidhen me pretendimet e mëparshme të Oddi, i cili kishte thënë se ishte “skllav seksual” i Diddy-t dhe Cassie. Këto pretendime u trajtuan fillimisht me skepticizëm, sidomos pasi ai u arrestua në vitin 2018 për një përleshje me armë në një hotel të Trump në Miami.

Megjithatë, dëshmia e fundit e Cassie në gjyqin e Diddy-t duket se u ka dhënë më shumë peshë pretendimeve të Oddi.

Në gjyqin në Manhattan, avokatja mbrojtëse Anna Estevao prezantoi një incizim audio ku dëgjohej Cassie duke kërcënuar me vdekje një DJ, të cilin ajo dyshonte se kishte një video intime nga një prej “freak-off”-eve të vitit 2013, ku dyshohet se mori pjesë edhe Oddi.

Ndërkohë, Jonathan Oddi po pret vetë gjyqin për tentativë vrasje të zyrtarëve të rendit, vjedhje me armë dhe hyrje me forcë në ndërtesë, në lidhje me incidentin e vitit 2018.

Tonia zbuloi gjithashtu se ajo ka qenë e martuar me Oddi për gjashtë vjet dhe se ende mban kontakte me të.

Ajo shton se ai është plotësisht i vetëdijshëm që emri i tij është përmendur në sallën e gjyqit gjatë dëshmisë dramatike të Cassie.

Skandali që përfshin Diddy-n, i cili dikur ishte një nga figurat më të fuqishme të muzikës amerikane, vazhdon të marrë përmasa të reja, ndërsa figura të së kaluarës po dalin në dritë me histori tronditëse.