Ish-bashkëshorti i aktores Jessica Alba, biznesmeni Cash Warren, është fotografuar së fundmi në një dalje publike me një modele rreth 20 vite më të re se ai.
Në fillim të këtij viti, në janar, u konfirmua ndarja e çiftit pas gati 17 vitesh martesë, ndërsa një muaj më vonë Alba paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc.
Vetëm pak më shumë se një javë më parë, Warren kishte mohuar se ishte në një lidhje dhe kishte komentuar lidhjen e ish-bashkëshortes së tij.
Jam i lumtur për të
-tha ai për TMZ në aeroportin LAX, kur u pyet për marrëdhënien e Albës me Ramirez.