Gossip Showbiz

Jessica Alba në një romancë të re me aktorin Danny Ramirez?

Jessica Alba është parë në momente të afërta me aktorin e “Top Gun: Maverick”, Danny Ramirez, jashtë shtëpisë së tij në Los Angeles. Çifti u fotografua duke u përqafuar dhe puthur, vetëm pak ditë pas një darke së bashku në një restorant italian që ngjalli dyshime për një lidhje të re.

Aktorja 44-vjeçare dhe Danny, 31, u shfaqën me veshje sportive, ndërsa më pas ai u pa me një buqetë lulesh në dorë, dhe Jessica duke dalë nga një dyqan kristalesh. Burime për “DailyMail” thonë se lidhja, që nisi pa shumë pritshmëri, po shkon drejt diçkaje më serioze – megjithëse Jessica po ecën ngadalë pas ndarjes nga bashkëshorti Cash Warren në janar.

Dyshja është parë për herë të parë në Cancun, por ende nuk dihet si janë njohur. Sipas miqve të afërt, Danny është i përfshirë emocionalisht, ndërsa Jessica “po shijon momentin”.