Aktualitet

Ish-deputetja e PS emërohet drejtoreshë e përgjithshme e AKU-së!

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është emëruar drejtoreshë e përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU.

Mësohet se sot Gjylameti ka firmosur, ndërsa nesër pritet që të shkojë në zyrë dhe të fillojë punën zyrtarisht.

Ish- deputetja Blerina Gjylameti ishte deri në ditën e fundit të numërimit të votave në garë me Olta Xhaçkën për mandatin në qarkun e Tiranës, mandat të cilin në fund e mori ish-ministrja e Mbrojtjes.

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, të cilat fillimisht u dekretuan dhe më pas u anuluan, ishin një tjetër mundësi që Gjylameti të merrte mandatin, por vendimi i fundit i Kushtetueses, bëri që përfundimisht ajo të mbetet jashtë Parlamentit.