Gossip Showbiz

Ish-miku i Gjestit i shkruan Xhenetës? Nuk do ta besoni reagimin e saj!

Ish-menaxheri dhe ish-miku i Gjestit, Alberati, ka hedhur akuza të shumta kundër Gjestit gjatë ditëve të fundit, një prej banorëve më të komentuar e të dashur të “Big Brother VIP Albania”.

Edhe pse e ka quajtur Gjestin “shok”, ai nuk ka hezituar ta ofendojë atë me fjalët më të rënda dhe të ashpra, duke treguar anën e tij të historisë.

Përveç sulmeve ndaj Gjestit, Alberati duket se ka tentuar të kontaktojë me ish-të dashurën e Gjestit, Xhenetën.

Megjithatë, Xheneta ka reaguar indiferente, duke e injoruar plotësisht dhe nuk i ka kthyer asnjë fjalë.

Për këtë, ajo ka postuar një mesazh në InstaStory, duke lënë të kuptohet se nuk ka interes për komunikim me të dhe se nuk dëshiron të bëjë asnjë veprim kundra banorit.