Një infermiere britanike e quajtur Lucy Letby është akuzuar për vdekjen e 7 foshnjave që kishin lindur para kohe. Letby ishte speciliazuar për kujdesin ndaj foshnjeve në gjendje më të rëndë shëndetësore në pavijonin e të porsalindurve të Chester Hospital. Mendohet se vrasjet i ka bërë teksa punonte atje. Organi i akuzës përmend rastin e një nëne e cila kishte hyrë në dhomë pikërisht në kohën kur Lucy po sulmonte djalin e saj, por gruaja nuk e kishte kuptuar mirë në atë moment çfarë po ndodhte.

Ajo po vetëm djalin që qante teksa i rridhte gjak nga goja. Infermierja u hoq sikur po përpiqej ta qetësonte dhe ta ndihmonte fëmijën. Prokurorët thonë se Letby vrau një foshnjë pesë-ditore duke i injektuar ajër në stomak përmes tubit të hundës. Ajo dyshohet se i mori jetën djalit të vogël të identifikuar si C vetëm gjashtë ditë pas vrasjes për herë të parë, kur vrau një djalë tjetër, fëmijën A dhe ditë më vonë sulmoi fëmijën B.

Fëmija C ndërroi jetë sepse ajri i injektuar në stomak e bëri atë të paaftë për të marrë frymë dhe pas kësaj, pësoi atak kardiak. Djali kishte lindur para kohe në 10 qershor 2015 dhe peshonte vetëm 800 gram, por pavarësisht se ishte në terapi intensive, gjendja e tij shëndetëspre kishte qenë përgjithësisht e mirë. Pesë ditë më vonë, në turnin e natës së 14 qershorit, Letby duhej të kujdesej për një fëmijë tjetër, më të dobët, në një dhomë tjetër. Por ajo ishte personi i vetëm në dhomë kur fëmija C u rrëzua papritur. Ai pati probleme me frymëmarrjen dhe e pësoi atak kardiak.