A keni parë ndonjëherë tatuazh të bardhë?! Ndoshta nuk flitet shpesh për këto tatuazhe, por është e sigurt që do të kthehen në trendin më të ri. Përpara se ky trend të pushtojë rrjetin por jo vetëm, ju duhet të mësoni disa fakte për tatuazhet e bardha që duhet t’i dini me patjetër nëse një ditë vendosni të bëni një të tillë në lëkurën tuaj!
Kjo formë e artit të trupit është shumë më delikate në krahasim me tatuazhet me bojë të zezë apo me ngjyra. Para se të bëni një të tillë është mirë të lexoni disa fakte rreth tyre.
1. Shkoni vetëm tek artistë me përvojë! Kjo vlen për të gjitha tatuazhet. Por tatuazhet me bojë të bardhë janë shumë më sfiduese për të bërë në mënyrë korrekte. Për shkak të hollimit të shumicës së bojërave të bardha, duhet pak kohë dhe aftësi për të krijuar një tatuazh pikërisht ashtu siç dëshiron klienti. Gjithashtu një artist i mirë do të jetë në gjendje të rekomandojë se çfarë lloj tatuazhi do t’ju përshtatet më së miri.
2. Tatuazhet e bardha nuk duken të mira në çdo ngjyrë të lëkurës! Ngjyra e lëkurës është faktori përcaktues se sa i dukshëm do të dalë tatuazhi juaj. Nëse lëkura juaj është shumë e zbehtë, ekziston një shans që arti në trupit tuaj nuk do të rezultojë aq mbresëlënës.
3. Tatuazhet e bardha kërkojnë një dizajn të veçantë! Boja e bardhë duhet të plotësojë idenë tuaj të tatuazhit sepse jo të gjitha modelet mund të duken bukur me këtë ngjyrë. Për më tepër, sa më e thjeshtë të jetë ideja, aq më shumë i bukur do të duket. Portretet e komplikuara nuk janë një ide e mirë për bojën e bardhë.
4. Tatuazhet e bardha zakonisht nuk e kalojnë provën e kohës! Të gjitha tatuazhet veniten dhe pas një numri të caktuar vitesh, ato nuk duken njësoj. Dhe boja e bardhë ka tendencë të ndryshojë ngjyrën e saj, më shpejt se bojërat e tjera.
5. Tatuazhet e bardha mund të rrisin sipërfaqen e lëkurës! Tatuazhet e bardha kanë tendencë ta bëjnë lëkurën tuaj të fryhet pak më shumë sesa tatuazhet e ngjyrave të tjera. Kjo ndodh sepse boja vendoset afër sipërfaqes së lëkurës vetëm për ta bërë ngjyrën më të dukshme. Kjo është arsyeja përse është e rëndësishme të gjeni modelin dhe artistin e duhur për të bërë tatuazhin.
6. Ju mund të parandaloni që tatuazhi juaj të venitet para kohe! Meqenëse tatuazhet me bojë të bardhë janë më të ndjeshme, nevojitet kujdes i veçantë për të parandaluar zbehjen e shpejtë të tyre!