Aktualitet

Ja çfarë rezervon moti për ditën e sotme!

Për ditën e sotme, e premte 13 mars 2026, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri mesatare.

Reshjet lokale të shiut priten të bëhen prezentë në orët e mesditës deri pasdites përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të territorit.

Era fryn me drejtim juglindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Deti do të jetë i valëzimit 2-4 ballë.