Showbiz

Ja kur do të mbahet festivali më i madh i muzikës në Britani

“MTV VMA” pas shumë mosmarrëveshjeve u arrit të mbahej në Los Angeles mbrëmjen e kaluar, por se çfarë do të ndodhë me eventet e tjera të muzikës është e paqartë dhe fansat janë të paduruar.

Mësohet se organizuesit e festivalit më të famshëm britanik “Glastonbury” janë në negociata për të vendosur datën se kur do të mbahet eventi.

Një gjë është e sigurt, ai nuk do të mbahet në shtator ashtu siç u fol fillimisht. Bashkë-organizatorja Emily Eavis tha në një deklaratë se Glastonbury me shumë mundësi do të mbahet qershorin e vitit të ardhshëm për shkak të kapacitetit të shumtë që ka.

Festivali më i madh në Britani pritet të mbahet mes datave 25-29 qershor 2021 dhe ka mbi 200.000 persona që e ndjekin live.