Ish ylli i Real Madridit, Toni Kroos mendon se mesfushori i Barcelonës, Pedri është më i mirë në botë.
Kroos duke folur në podcast-in e tij, “Einfach mal Luppen”, e ka vlerësuar maksimalisht spanjollin duke e konsideruar si më të mirin në botë për pozicionin që mbulon.
“Ai jo vetëm që shënon gola me peshë, por dhe u gjen zgjidhje situatave të vështira. Kam parë atë që po bën këtë sezon dhe nuk kam fjalë”, ka thënë Kroos.
“Ai bën rreth 11-12 driblime për ndeshje dhe kjo është detyra më e vështirë për një mesfushor. Unë mendoj se ai është mesfushori më i miri në botë”, ka theksuar Kroos.
Pasi u tërhoq nga futbolli me një lamtumirë prekëse nga Reali i Madridit, pas eliminimit tronditës nga Kampionatin Evropian, Toni Kroos u zgjodh lojtari më i mirë gjerman i vitit pas një votimi nga gazetarët sportivë të organizuar nga gazeta “Kicker”.
Kroos, i cili nuk arriti të hynte as në podium vitin e kaluar, fitoi çmimin pasi mori 285 vota nga 751 në total. Florian Wirtz i Bayer Leverkusenit.
Toni Kroos e mbylli karrierën si profesionist me një sezon fantastik, në fund të të cilit fitoi La Ligan spanjolle dhe Championsin e tij të gjashtë si profesionist (i pesti me Realin e Madridit), duke luajtur një rol thelbësor në skuadrën e Carlo Ancelottit.