Celebrities Gossip Showbiz

Ja që e dëgjuam edhe këtë, mbreti Charles krijon melodi me karotë?!

Mbreti Charles III luajti me karotë së bashku me muzikantë nga Orkestra e Perimeve të Londrës në Kështjellën Windsor. Mbreti interpretoi këngën e njohur “Twinkle, Twinkle, Little Star” dhe mori një duartrokitje nga publiku në fund të performancës së tij. Orkestra e Perimeve të Londrës përdor instrumente të ngrënshme të bëra nga perime, të gdhendura në një mënyrë që u mundëson të prodhojnë tinguj.

Mbreti Charles ka anuluar disa ngjarje të planifikuara për shkak të shtrimit të tij në spital, pas trajtimeve rutinë për kancerin. Buckingham Palace njoftoi se monarku u shtrua në Klinikën e Londrës më 27 mars për trajtimin mjekësor të planifikuar dhe të vazhdueshëm për kancerin. Deklarata theksoi se mbreti ka përjetuar efekte anësore të përkohshme nga trajtimi, të cilat kërkuan një periudhë të shkurtër vëzhgimi në spital. Ngjarjet e planifikuara për të enjten pasdite u shtynë, dhe mbreti po shërohet tani në Clarence House. Pallati njoftoi gjithashtu se, si masë paraprake dhe sipas këshillave mjekësore, programi i ditarit të nesërm do të riplanifikohet.

Rikujtojmë se gjendja financiare e familjes mbretërore më të njohur në botë është, në fakt, një mister, prej kohësh. Kur mbreti Charles III kaloi në fron, në vitin 2022, një detaj i rëndësishëm u bë i dukshëm pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, pasuria që do të trashëgohej nga paraardhësit e saj mbeti një mister, pasi dëshira e mbretëreshës ishte që testamentet e saj të mbeteshin të vulosur për 90 vjet. Një tjetër sfidë është ndarja mes asaj që është në pronësi të familjes mbretërore dhe asaj që i përket shtetit dhe është vetëm në përdorim nga kjo familje. Për shembull, Pallati Buckingham, që ka një vlerë prej mbi 1 miliardë paund, nuk është pronë e familjes mbretërore. MailOnline ka bërë një analizë të pasurisë që mbush xhepat e Windsorëve.