Marrdhënia e tyre ka qenë nga ato të ndërlikuarat e cila përfundoi në gusht të këtij viti.
Jennifer Lopez dhe Casper Smart duket u ndanë miqësisht dhe asnjeri prej tyre nuk ka pranuar të japë deklarata. Hera e fundit që e kanë takuar njëri-tjetrin ka qenë në ditëlindjen e 47-vjeçares.
Pas kaq javësh të ndarë ka qenë Casper ai i cili ka thyer heshtjen nëpërmjet një postimi në profilin e tij të Instagramit. Ai u ka treguar ndjekësve tatuazhin e tij të ri dhe fansat e J-Lo kanë reaguar menjëherë.
Kërcimtari 29-vjeçar ka bërë tatuazh në këmbën e tij disa vargje nga kënga e vitit 2015 të Jennifer “Feel The Light”. Në këmbën e tij shkruan “Nëse do të shohësh dritën fillimisht duhet të përqafosh errësirën”.
Media rozë ka spekuluar se Casper ende vazhdon të jetë i dashuruar me këngëtaren dhe se ai e ka shumë të vështirë të pranojë ndarjen.