Mesa duket Kim Kardashian ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm në jetën e saj. Pas vjedhjes së madhe që ndodhi para pak ditësh në rezidencën e saj në Paris ajo është bërë më e vetëdijshme.
Fillimisht Kim është shprehur se do të shkëputet përreth një muaj nga çdo eveniment apo show televiziv duke përfshirë Javët e Modës gjithashtu edhe “Keeping Up With The Kardashians”.
Kim tregon se natën që ndodhi grabitja, pak orë më parë ajo kishte postuar në rrjetet e saj sociale disa foto të unazës 4.5 milionë dollarëshe. Për këtë arsye ajo ka vendosur që nuk do ta publikojë në media dhe rrjetet sociale asgjë nga pasuria apo mirëqënia e saj.