Celebrities Gossip

Janë ndarë?! Brikena dhe Mateo zbulojnë të vërtetën…

Një ditë më parë në rrjet nisi të qarkullonte një mesazh anonim që ngrinte dyshime se çifti i njohur, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, është ndarë.

Personi anonim, që pretendon se jeton pranë çiftit, shkruan se prej disa ditësh nuk e ka parë më Brikenën në zonën ku ajo qëndronte zakonisht, duke shtuar kështu dyshimet për një krisje në marrëdhënien e tyre. “E di ti që janë ndarë Brikena dhe Mateo apo s’e di dhe nuk po e bëjnë publike ndarjen e tyre. Kaq di të them, jetoj në…dhe kam një javë që se shikoj Brikin aty,”-thuhet në informacionin që ka bërë xhiron e rrjetit.

Por si qëndron e vërteta mes tyre? Këtë e ka zbuluar vetë Mateo përmes një postimi në “Instastory”. Ai ka publikuar një fotografi ku tregon se ka biseduar me Brikenën.

“Më mungon”, ka shkruar ish-finalisti i edicionit të pestë të reality show-t krahas fotos që fansat e kanë komentuar menjëherë.

Këtë e ka ripostuar edhe modelja në rrjetet e saj sociale, duke hedhur poshtë thashethemet se nuk janë më bashkë.