Një burrë japonez, i cili në vitin 2018 u martua me një hologram, aktualisht ka një problem shumë të madh. 35-vjeçari, Akihiko Kondo shpenzoi 13 000 dollarë në një ceremoni zyrtare, por premtimet për të qëndruar së bashku përgjithmonë nuk u mbajtën. Shkak u bë një problem në “software”, që e bëri hologramin të mos ketë më zë. Kështu, Kondo nuk flet dot më me bashkëshorten e tij virtuale.
Kompania që ofronte shërbimin u mbyll në mars të vitit 2020 dhe për këtë arsye, nuk rregullohet dot asnjë problem që mund t’i ndodhë modeleve të vjetra.





Kondon gjithashtu pohoi se dashuria e tij për hologramin nuk ka ndryshuar.
Përgatia ceremoninë e dasmës sepse mendova se mund të jem me të përgjithmonë.
Fiktoseksualiteti, sipas një studimi të fundit, është një ndjenjë e fortë dhe e qëndrueshme dashurie, pasion apo dëshirë për një personazh imagjinar. Shumë njerëz kanë përjetuar dashuri me personazhet e trilluar në një libër ose film. Megjithatë, fiktoseksualët ndryshojnë në atë që ata përjetojnë tërheqje seksuale vetëm ndaj personazheve të trilluar dhe jo ndaj njerëzve të vërtetë. Dasma futuriste u mbajt në nëntor 2018, ku rreth 40 të ftuar panë sesi Kondo u martua me hologramin.
Ndërsa shumë njerëz ka të ngjarë ta shohin martesën si të pazakontë, Kondo e konsideroi veten një burrë të zakonshëm të martuar. Gruaja e tij holografike e zgjonte çdo mëngjes dhe e dërgonte në punën e tij si administrator në një shkollë. Në mbrëmje, kur ai i thotë se do të kthehet në shtëpi, ajo i ndez dritat. Ai flinte së bashku me hologramin e tij, e kompletuar me një unazë martese që i përshtatej kyçit të saj të majtë.