Aktori i njohur amerikan, Jason Momoa, ka surprizuar fansat duke hequr mjekrën e tij karakteristike për herë të parë pas gjashtë vitesh.
Ky ndryshim vjen si pjesë e përgatitjeve për xhirimet e filmit të shumëpritur “Dune III”, ku ai do të rikthehet në rolin e shpatarit Duncan Idaho.

Momoa, i cili mungoi në xhirimet e pjesës së dytë në vitin 2024, ndau momentin në një video në Instagram, ku u shpreh me humor:
Dreq… e urrej
-ndërsa prekte fytyrën pa mjekër. Ai e quajti këtë ndryshim “fillimin e një kapitulli të ri”, duke i dedikuar gjestin regjisorit Denis Villeneuve me fjalët:
Vetëm për ty.
Një tjetër surprizë për fansat është përfshirja e djalit të tij 16-vjeçar, Nakoa-Wolf Momoa, në kastin e filmit, i cili do të luajë rolin e Leto II.
Momoa u shpreh krenar për të birin, duke thënë se ai ka arritur gjithçka vetë dhe beson se do të shkëlqejë në debutimin e tij kinematografik.
Në librat e Frank Herbert, personazhi Duncan Idaho rikthehet si klon, por ende mbetet e paqartë nëse Denis Villeneuve do ta ndjekë të njëjtën linjë në film.
Përveç Momoa-s, “Dune III” do të rikthejë edhe yjet Timothée Chalamet, Zendaya dhe Florence Pugh.