Aktualitet

Java nis me mot të paqëndrueshëm në vend!

Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut u bënë prezente në orët e para të ditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore. Gradualisht në orët e mesditës e në vijim, shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët, si dhe shtrëngata afatshkurtra kryesisht në malësitë e vendit.

Në orët e mbrëmjes, reshjet humbasin intensitet dhe mbeten të dobëta në jug e lokalisht në verilindje në male. Në relievet malore në veri-lindje-juglindje, në lartësitë mbi 1000-1200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era fryn me drejtim verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi është i forcës 1-2 ballë.