Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe i kompanisë hapësinore Blue Origin, vazhdon të ruajë një pozicion të fortë në listën e miliarderëve më të mëdhenj në botë.
Sipas renditjes më të fundit të publikuar nga revista prestigjioze “Forbes”, pasuria e tij vlerësohet në rreth 226.7 miliardë dollarë, duke e renditur mes katër individëve më të pasur në planet.
Në krye të listës qëndron Elon Musk me një pasuri prej 412.1 miliardë dollarësh, pasuar nga Bernard Arnault i LVMH dhe drejtuesi i Meta-s, Mark Zuckerberg.
Megjithëse prej kohësh është tërhequr nga drejtimi i përditshëm i Amazon, Bezos mbetet një figurë kyçe në ekonominë botërore.