Auto & Moto

Jeni adhurues i makinave sportive?! Kemi një lajm të mirë për ju!

A jeni adhurues i makinave të rralla sportive? Atëherë ka një lajm të mirë për ju. Aston Martin Works po shet katër nga modelet më të rralla dhe më të kufizuara të dizajnuara nga Zagato. Koleksioni përbëhet nga katër automjete; Aston Martin Vanquish Zagato Shooting Brake, Vanquish Speedster, Vanquish Volante dhe një DBS GT Zagato ultra të rrallë. DBS GT Zagato është modeli më i rrallë i grupit, e kufizuar në vetëm 19 shembuj në mbarë botën.

Prodhon 760 kuaj fuqi nga një V-12 me turbo të dyfishtë. Ndërkohë, kompania ndërtoi vetëm 99 shembuj nga Vanquish Zagato Volante dhe Vanquish Shooting Brake. Vanquish Speedster ishte i kufizuar në vetëm 28 njësi dhe vjen me një V-12 6.0 litërsh. Këto makina përfaqësojnë katër nga disa modele moderne Aston Martin të dizajnuara nga Zagato. Një automjet që mungon qartë është Zagato Coupe. Kjo makinë debutoi në vitin 2020 dhe ishte e kufizuar në vetëm 99 shembuj në mbarë botën. Aston Martin Works nuk ka njoftuar se sa kushton koleksioni por nuk është për t’u habitur nëse grupi arrin në 50 milionë dollarë.

Aston Martin ka zbuluar makinën e saj serike më të shpejtë të prodhuar ndonjëherë, që kap çmimin e 400 mijë eurove. Bëhet fjalë për modelin Vanquish që kap shpejtësinë maksimale prej mbi 320 kilometra në orë. Nga gjiganti britanik që prodhon makinat ikonike sportive, thonë se kanë rikthyer emrin legjendar Vanquish që ka motor V12.

Në aspektin teknik është makina e parë e prodhuar nën drejtimin e drejtorit të ri të Aston Martin, Adrian Hallmark, që u largua nga Bentley. Kur flitet për motorin, kjo “bishë” prodhon 835 kuaj-fuqi, ka ndërruesin automatik me tetë shpejtësi që i mundëson Vanquish të arrijë shpejtësinë prej 0-100 kilometra në orë për 3.3 sekonda. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike, pasi mund të përshkojë edhe atë prej mbi 320 kilometra në orë, që e bën makinën më të shpejtë serike të prodhuar nga Aston Martin.