Duket se Jennifer Lopez dhe Casper Smart nuk mund të rrinë dot larg njëri-tjetrit. Edhe pse kanë kaluar muaj pasi ata u ndanë përsëri, një burim i ri ka treguar se dyshja është ende në kontakt edhe mund të rinisë sërish romancën.
Sipas një burimi të “Life & Style”, JLo dhe Smart nuk rrinë dot larg njëri-tjetrit. “Ata shkëmbejnë mesazhe, telefonata dhe foto private, kështu që nuk është aspak surprizë nëse ata të dy i japin një tjetër mundësi marrëdhënies”.
Këngëtarja dhe koreografi kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin që prej vitit 2011, pas ndarjes së saj nga Marc Anthony. Çifti u nda për herë të parë në 2014 dhe u rikthye sërish pas disa javësh. Një tjetër ndarje ndodhi mes tyre në muajin gusht, ku u raportua se Lopez zbuloi që ai e kishte tradhtuar.