Gossip Showbiz

Jennifer Lopez nuk do të marrë pjesë në Met Gala 2025?

Një nga yjet më të ndritshëm të tapetit të kuq, Jennifer Lopez, nuk do të marrë pjesë në Met Gala 2025, që do të zhvillohet sonte (5 maj) në New York City.

Aktorja dhe këngëtarja 55-vjeçare, e cila vitin e kaluar mahniti me një fustan të artë Schiaparelli couture, këtë vit do të mungojë në natën më të madhe të modës.

Ajo ka qenë një prezencë e zakonshme në galën glamuroze, duke rrëmbyer gjithmonë vëmendjen me stilin dhe elegancën e saj.

Sipas “DailyMail.com”, arsyeja e mungesës së Jennifer është angazhimi i saj me filmin e ri “Office Romance”, një komedi romantike që po xhirohet aktualisht në New Jersey.

Në këtë projekt, Lopez ndan ekranin me aktorin Brett Goldstein, i njohur për rolin e tij në serialin e suksesshëm “Ted Lasso”.

Ndërsa fansat do ta ndjejnë mungesën e saj në tapetin e kuq këtë vit, angazhimi i JLo në projekte të reja filmike dëshmon se ajo vazhdon të mbetet aktive dhe e pandalshme në industrinë e argëtimit.