Gossip

Jennifer Lopez performoi në dasmën e një miliarderi indian, por sa ishte pagesa?

Jennifer Lopez ka ndezur skenën në një dasmë luksoze në Indi gjatë fundjavës, ku është paguar plot 2 milionë dollarë për të performuar.

Ylli i pop-it, 56 vjeç, ka kënduar dhe kërcyer hitet e saj më të njohura, si “Waiting for Tonight” dhe “Get Right”, duke elektrizuar të ftuarit me një sërë veshjesh vezulluese dhe të kuruara në detaj.

fillim, Lopez u shfaq e veshur me një kostum të frymëzuar nga kultura hindu, më pas ndryshoi në një bodysuit të zi me prerje të guximshme për pjesën kryesore të performancës.

Më vonë, ajo u rikthye në skenë me një ansambël të artë që shkëlqente dhe një xhaketë po në të njëjtën ngjyrë, ndërsa performancën e mbylli me një bodysuit të zbukuruar, të kombinuar me çizme të gjata të mbuluara me kristale.

Në një video të shpërndarë në X, Jennifer shihet duke përfunduar show-n e saj teksa ngre një dolli për nusen, Netra Mantena, dhe dhëndrin, Vamsi Gadiraju, të cilët i bashkohen në skenë.

Uroj që këto familje të bashkohen në këtë ditë të mrekullueshme, dhe Zoti na bekoftë të gjithëve

-është dëgjuar të thotë Lopez.

Netra është vajza e miliarderit Rama Raju Mantena, figurë e rëndësishme në industrinë farmaceutike dhe aktualisht kryetar dhe CEO i kompanisë “Ingenus Pharmaceuticals”.

Bashkëshorti i saj, Vamsi Gadiraju, është sipërmarrës i suksesshëm në teknologji, bashkëthemelues dhe CTO i platformës së porosive ushqimore Superorder, si dhe pjesë e listës prestigjioze “Forbes 30 Under 30” vitin e kaluar.