Jessie J, këngëtarja e njohur britanike që prej vitesh është simbol i energjisë dhe forcës në skenë, i ka prekur thellë fansat e saj me një rrëfim plot emocione.
Gjatë një performance në festivalin “Summertime Ball” në Wembley të Londrës, 37-vjeçarja zgjodhi të ndajë me publikun një të vërtetë të vështirë: ajo është diagnostikuar me kancer të gjirit dhe do të tërhiqet për një kohë nga muzika për t’u përballur me këtë sëmundje.
Ky është koncerti im i fundit para se të nis këtë betejë. Jam thellësisht mirënjohëse për dashurinë tuaj, për jetën, për djalin dhe partnerin tim, prindërit dhe ekipin që më mbështet çdo ditë
-tha Jessie J me zë të dridhur nga emocionet, ndërsa publiku e duartrokiste me lot në sy.
Pak ditë më parë, artistja kishte njoftuar në rrjetet sociale se sëmundja ishte zbuluar në fazë të hershme, duke shprehur bindjen se do ta kalojë këtë sfidë dhe se rikthimi i saj në skenë është vetëm çështje kohe.
Jessie J u largua nga skena e mbushur me ovacione, ndërsa fansat e saj i shprehën mbështetje dhe dashuri në këto momente të vështira.