Gossip

Kylie Jenner rrëmben vëmendjen teksa mbështet Timothée Chalamet?

Kylie Jenner ishte një nga figurat më të spikatura në ndarjen e 37-të të çmimeve të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Palm Springs, ku u shfaq me një fustan metalik ngjyrë ari, ndërsa ishte aty për të mbështetur partnerin e saj, Timothée Chalamet.

28-vjeçarja, e njohur për paraqitjet e saj të kuruara deri në detaj, zgjodhi një fustan elegant që theksonte linjat e trupit, të kombinuar me bizhuteri minimaliste: një byzylyk të hollë ari dhe një unazë me diamant.

Pamja u plotësua me flokë të valëzuara, grim të rafinuar dhe manikyr të kuq, duke i dhënë një prekje klasike look-ut të saj.

Edhe pse Kylie nuk u shfaq në tapetin e kuq përkrah Chalamet, ajo u pa më vonë brenda sallës së ceremonisë duke e mbështetur dhe brohoritur për të, siç raportojnë mediat ndërkombëtare.

Timothée Chalamet u nderua me çmimin “Aktori i Vitit në Spotlight” për interpretimin e tij në filmin “Marty Supreme”, një biografi kushtuar legjendës së pingpongut Marty Reisman. Aktori 30-vjeçar u shfaq elegant me një kostum të zi dhe kravatë blu të çelët, duke pozuar me çmimin në dhomën e fituesve.

Çifti, i cili e bëri publike lidhjen e tyre në shtator 2023, ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien larg vëmendjes së tepërt mediatike. Edhe pse Jenner është shfaqur pranë Chalametit në evente të rëndësishme si Oscars dhe Golden Globes, ajo ka treguar gjithmonë kujdes për të respektuar privatësinë e tij dhe jetën profesionale si aktor.