Johnny Depp është rikthyer fuqishëm në Hollywood dhe fotoja e parë nga filmi i ri në të cilin luan, me titull “Day Drinker”, po bën bujë. Aktori i njohur shfaqet me një pamje krejtësisht ndryshe, duke luajtur rolin e një pasagjeri misterioz në një jaht privat.

Filmi, me regji të Marc Webb, e rikthen Johnny Depp në krah të Penelope Cruz , me të cilën bashkëpunon për herë të katërt, ndërkohë që luan edhe Madeleine Klein. Sipas komplotit, Madeleine Klein luan një banakier në një jaht luksoz, i cili përfshihet në një aventurë të papritur kur takon personazhin e luajtur nga Johnny Depp. Së shpejti, komploti bëhet edhe më i ndërlikuar, me shfaqjen e Penelope Cruz në rolin e një krimineleje të rrezikshme. Kasti kompletohet nga Manu Rios, Aaron Piper, Juan Diego Botto dhe Annika Boyle.
Fotoja e parë nga seti, e publikuar nga Lionsgate, tregon Johnny Depp të ndryshuar krejtësisht nga imazhi me të cilin janë mësuar fansat e tij. Flokët e tij të gjata gri dhe mjekra janë mbresëlënëse, ndërsa ai duket se mban lente kontakti me ngjyrë të hapur. Prodhimi i filmit ka filluar në Spanjë, me Lionsgate që e prezanton atë në partneritet me 30WEST. Regjisori Marc Webb tha:
Jam i emocionuar që filloj xhirimet me Johnny, Madeline dhe Penelope. Ne kemi një ekip të mrekullueshëm dhe një histori plot tension. Ky film do të ketë pasion, ritëm dhe befasi.
Depp duke folur në një dokumentar të ri për Tim Burton nga regjisorja Tara Wood tha se si ishte të ishe një adoleshent zemërthyer në fillim të karrierës së tij. “Isha plotësisht i trembur nga fama. Paparacët më fotografonin, njerëzit pëshpëritnin dhe tregonin gishtin dhe gjëra të tjera”. Depp u bë një emër i njohur pasi luajti në serialin televiziv “21 Jump Street”. Prej aty ai shpërtheu në qendër të vëmendjes falë disa bashkëpunimeve me Burton.