Celebrities Gossip Magazine

Jona Spahiu bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin dhe gjininë e bebit!

Moderatorja e njohur Jona Spahiu është bërë nënë për herë të dytë. Këtë lajm ajo e ka bërë të ditur vetë nëpërmjet një postimi në Instagram, duke treguar se është bërë nënë e një vajze me emrin Freya. Në përshkrimin e postiti ajo shkruan:

Raideni u bë vëlla i madh!
Me 27/08/2025 lindi Freya dhe shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri dhe me mirënjohje që po i përjetojmë këto ndjesi sërish!

 

Lajmin për shtatzëninë e dytë Jona e bëri të ditur nëpërmjet një kolazhi fotosh të postuar në Instagram duke u shfaqur së bashku me djalin e saj ku dukej barku i rrumbullakosur. Kujtojmë se Jona dhe partneri i saj Frenkli janë bërë prindër në vitin 2018 nga djali i tyre Raiden.