Showbiz

Jona Spahiu e mrekullueshme në ditën e saj të dasmës

Moderatorja e “Digitalb” Jona Spahiu mbrëmjen e kaluar lidhi kurorë me dashurinë e saj Frenkli Ymerin në dasmën e ëndrrave të tyre.

Siç mund ta keni parë edhe në rrjetet sociale, ajo dukej e mahnitshme me një fustan të stiluar posaçërisht për të që i shkonte shumë mirë edhe me format e reja trupore, meqënëse e ëmbla Jona është në pritje të ëmbël.

Ajo ishte shndërruar në një princeshë të vërtetë dhe ceremoninë e saj martesore e ka shijuar në maksimum. Në dasmën e moderatores të emisionit “Pa Filtër” ishin të ftuar jo vetëm miqtë e familjarët e çiftit por edhe personazhe të famshëm të showbiz-it shqiptar.