Celebrities Gossip Showbiz

Jona Spahiu reagon plot ironi pas postimit viral të Mateos dhe Brikenës?

Një postim i fundit në rrjetet sociale nga Mateo Borri dhe Brikena Selmanit ka marrë vëmendje të madhe online, duke u kthyer në një nga përmbajtjet më të komentuara të momentit.

Fotoja e publikuar nga dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania” ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe shpërndarje në një kohë shumë të shkurtër, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e tyre.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë ishte komenti i moderatores dhe blogeres Jona Spahiu, e cila reagoi me ironi ndaj shifrave të larta të ndërveprimit.

Me fal, a jam vetëm unë apo kjo që po jetojmë duket më shumë si simulim sesa realitet?

-shkroi ajo, duke vënë në pikëpyetje autenticitetin e shikueshmërisë në rrjetet sociale, një fenomen që, sipas shumë përdoruesve, po bëhet gjithnjë e më i përhapur, edhe tek personazhet e njohur.

Komenti i saj hapi menjëherë debat mes ndjekësve: disa ranë dakord me këtë këndvështrim, ndërsa të tjerë e konsideruan reagimin si të tepruar, duke e lidhur suksesin e postimit me interesin e publikut për çiftin.

Ndërkohë, postimi i Mateos dhe Brikenës vazhdon të qarkullojë gjerësisht në rrjet, duke konfirmuar edhe një herë vëmendjen që ata marrin pas eksperiencës në BBVA. Çifti ka deklaruar më herët se vijon lidhjen edhe jashtë shtëpisë, megjithëse pa ndarë shumë detaje nga jeta e tyre private.