Përgjatë verës që lamë pas moderatorja simpatike Jonida Vokshi kurorëzoi dashurinë e saj në martesë.
Ajo dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi organizuan një ceremoni madhështore në breg të detit duke u martuar nga Elvana Gjata e cila është mike e ngushtë me Jonidën.
Së fundmi burime pranë saj kanë konfirmuar për revistën e njohur “Who” se ish-prezantuesja e “Digitalb” është në pritje të ëmbël.
Jetën private tashmë e ka zhvendosur në Kosovë ku jeton me bashkëshortin por sipas burimit ajo po jeton ditët më të lumtura të jetës së saj pasi së shpejti do të bëhet nënë.
Jonida ende nuk ka reaguar kundrejt këtyre spekulimeve megjithëse nuk besojmë se do ta mbajë të fshehur për shumë kohë pasi atë do ta shohim çdo javë në ekranin e Top Channel si pjesë e jurisë të sezonit të ri të “Top Talent”.