Jozi dhe Loredana, dy prej personazheve që tërhoqën vëmendje me afrimitetin e tyre gjatë qëndrimit në shtëpinë e një reality show VIP, duket se nuk kanë arritur ta ruajnë këtë afërsi edhe jashtë.
Gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë, mes tyre pati sinjale të qarta të një romancë të mundshme , një lidhje që shumë ndjekës e pritën me interes dhe entuziazëm, duke shpresuar se do të vazhdonte edhe pas përfundimit të spektaklit.
Mirëpo, realiteti jashtë ka rezultuar të jetë ndryshe. Sipas burimeve dhe sinjaleve të fundit në rrjete sociale, marrëdhënia mes tyre duket se ka marrë fund, madje edhe si miqësi.
Një nga veprimet që ka ngritur dyshimet mbi prishjen e përfundimtare të raportit të tyre ka qenë vendimi i Jozit për të hequr Loredanën nga lista e ndjekësve të tij në Instagram një gjest që në kohët e sotme shihet shpesh si simbolikë e mbylljes së një kapitulli personal.
Ky veprim vjen pak kohë pasi Jozi kishte bërë një urim publik për ditëlindjen e Loredanës, duke treguar me gjasë se ende kishte një lloj respekti apo ndjeshmërie ndaj saj.
Ai madje ishte parë në festën e saj të ditëlindjes, ku disa të ftuar të pranishëm raportuan se kishte qëndruar vetëm pak minuta dhe se qëllimi kryesor i pjesëmarrjes ishte ta takonte atë personalisht.
Megjithatë, këto përpjekje nuk kanë qenë të mjaftueshme për të rindërtuar raportin mes tyre. Burime pranë të dyve thonë se pavarësisht tentativave dhe ndjenjave të mundshme që mund të kenë ekzistuar brenda mureve të shtëpisë së famshme, jeta jashtë ka sjellë realitete dhe prioritete të ndryshme, duke mos lënë më hapësirë për një mundësi të dytë mes tyre.
Sot, ata duket se kanë zgjedhur të ndjekin rrugë të ndara, dhe megjithëse fansat e tyre mund të ndihen të zhgënjyer nga kjo zhvillim, është e qartë se të dy po e shohin të ardhmen e tyre personale dhe profesionale në drejtime të ndryshme.