A mendoni se njerëzit priren ta zgjedhin kafshën e tyre shtëpiake si veten?! Tingëllon çuditshëm, por kjo është mëse e vërtetë dhe kemi fakte për këtë.
Sipas studimeve shkencore njerëzit kanë tendencë të zgjedhin një kafshë shtëpiake që duket e ngjashme me ta dhe Gerrard Gethings, një fotograf profesionist i kafshëve, ka marrë përsipër ta vërtetojë këtë.
Në një seri krahasimesh të habitshme të quajtura #doyoulooklikeyourdog dhe #doyoulooklikeyourcat pra në shqip ‘a ngjani me qenin tuaj apo macen tuaj’. Fotografi krahason portretet e njerëzve me kafshët e tyre shtëpiake dhe thekson ngjashmëritë që kanë bashkë.
Shfletoni galerinë dhe rezultatet janë befasuese, për më tepër do t’ju dhurojnë buzëqeshje.