Zack Gordon ka përmbushur misionin e tij dhe ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness. Ai u shfaq në një emision televiziv italian, tregoi aftësi dhe tolerancë të jashtëzakonshme ndaj dhimbjes. Ky është ndoshta një nga rekordet më të çuditshme për të cilat kemi shkruar e kemi parë.
Gordon doli para kamerave dhe la pa fjalë shikuesit teksa theu dërrasat. Ai fillimisht u ngjit në një platformë pesë metra të lartë dhe më pas u hodh mbi dërrasat e pishave të grumbulluara. Ai arriti të thyejë tetë dërrasa dhe të shkruajë emrin e tij në histori me një rekord të ri Guinness. Gordon e ka zbuluar këtë aftësi unike që në fëmijëri, kur lejoi fëmijët e tjerë ta godasin në një “vend të vështirë” për të testuar nivelin e tolerancës ndaj dhimbjes.